U turpëruan nga Leiçester, habit mesfushori i Mançester Sitit: Futbolli nuk u tregua i drejtë me ne, kundërshtari nuk bëri asgjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2020 | 13:34

U turpëruan nga Leiçester, habit mesfushori i Mançester Sitit: Futbolli nuk u tregua i drejtë me ne, kundërshtari nuk bëri asgjë

Mançester Siti u mund thellë 2-5 në shtëpi nga Leiçester Siti. Sigurisht zhgënjimi ishte shumë i madh tek ekipi i Guardiolës pas kësaj ndeshjeje.

rodri

Pas takimit ka folur mesfushori Rodri ku ka habitur jo pak me deklaratën e tij. “Kjo është një humbje e vështirë për tu shpjeguar. Futbolli nuk u tregua i drejtë me ne. Meritonim më shumë kundër Leiçesterit. Tentuam shumë gjëra por nuk kishim fat.

Ka shumë konfuzion. Jam i ri dhe tentoj gjithmonë të përmirësohem, por kjo humbje ku kundërshtari nuk bëri asgjë, më ka hutuar shumë”, tha Rodri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"