U turpëruan nga Hungaria, Sauthgejt vërshëllehet: Është e gjitha një përgjegjësi e imja!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2022 | 9:33

U turpëruan nga Hungaria, Sauthgejt vërshëllehet: Është e gjitha një përgjegjësi e imja!

Garet Sauthgejt nuk do ta kishte imagjinuar kurrë që Anglia e tij do të vinte me rezultate të tilla 5 muaj përpara nisjes së Botërorit dhe në “Molineux” ai u vërshëllye nga tifozët.

SAUTHGEJT

“Zgjodhëm një skuadër të re. Në fundështë përgjegjësia ime ashtu si në të katërta këto ndeshje. Ishte një eksperiencë e hidhur. Ishte një përvojë e rëndësishme për disa lojtarë të rinjë që mësuan shumë nga Italia dhe Gjermania.

Hungaria është një skuadër e fortë dhe mendoj se i toleruam shumë. I kuptoj reagimet e tifozëve, por këta lojtarë kanë qenë të pabesueshëm për vendin e tyre dhe njerëzit duhet të qëndrojnë pranë tyre.

Ata janë mjaftueshëm të fortë për të parë përpara. Është e rëndësishme që unë të mbroj lojtarët. Rezultatet janë përgjegjësia ime”, tha tekniku anglez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"