“U trondita, Ançeloti më erdhi në shtëpi pa lajmëruar”, futbollisti gjerman rrëfen episodin special me trajnerin e Realit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2022 | 23:28

“U trondita, Ançeloti më erdhi në shtëpi pa lajmëruar”, futbollisti gjerman rrëfen episodin special me trajnerin e Realit

Mbrojtësi gjerman i Real Madridit, Antonio Rudiger, ka rrëfyer një episod tepër special, me protagonist Karlo Ançelotin. Në një prononcim të dhënë  “Sport 1”, qendërmbrojtësi foli për marrëdhënien e tij me trajnerin e madrilenëve, teksa tregoi se si italiani i kishte shkuar në shtëpi pa lajmëruar.

Anceloti Rudiger

“Kishim vetëm disa orë në shtëpinë tonë të re me familjen time, sapo po bënim barbekju dhe zilja e derës ra papritmas. E hapa, Karlo Ançeloti po qëndronte para meje. Një moment ëoë.

Ai u ul në tavolinë me ne, hëngri me ne dhe u njoh me familjen time, shumë normale, shumë me këmbë në tokë, ishte dy orë atje, folëm për gjithçka.

Do të jem i sinqertë, nuk kam përjetuar kurrë diçka të tillë, asnjë trajner nuk e ka bërë ndonjëherë diçka të tillë për mua. Pas disa muajsh me të, më duhet të them: Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me lojtarët, Anceloti është i paprekshëm. Don Karlo kishte fituar tashmë tituj të Champions League kur unë isha fëmijë. Të punosh me të çdo ditë dhe në klubin më të suksesshëm në botë është e mrekullueshme”, u shpreh Rudiger.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"