“U treguam seriozë përballë Tiranës”, Klevis Dalipi: Presim edhe dy afrime të tjera në ekip…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2023 | 15:18

“U treguam seriozë përballë Tiranës”, Klevis Dalipi: Presim edhe dy afrime të tjera në ekip…

Lushnja humbi përballë Tiranës me rezultatin 0-3 në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Pas sfidës ka folur edhe trajneri i lushnjarëve Klevis Dalipi.

dalipin

“Kjo është skuadër me shumë kualitet, vërtëtë pësuam 3 gola por u treguam seriozë. Unë kërkoj gjithmonë më të mirën në kohë rekord, por është e vështirë sepse Tirana ka shumë kualitet. Shpresoj të përmirësohemi dhe të rikuperojmë gabimet. Pepa dhe Canka janë pika referimi dhe janë të rëndësishëm për ne. Do punojmë shumë fort për ndeshjen në kampionat. Kemi bërë dy afrime, të cilët do ndihmojnë ekipin, presim edhe dy futbollistë të tjerë. Ne kemi një tifozeri të zjarrtë dhe kërkojnë shumë nga ne dhe presin më të mirën”, u shpreh Dalipi në një pronocim për Oversport.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"