U transferua te Barcelona dhe nuk luajti, flet ish-mesfushori: S’më plasi tr**i, isha bërë milioner

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2022 | 17:06

U transferua te Barcelona dhe nuk luajti, flet ish-mesfushori: S’më plasi tr**i, isha bërë milioner

Ish-mesfushori i Arsenal, Aleks Song, në një intervistë  ka treguar për transferimin e tij drejt Barcelonës, e cila e mbajti kamerunasin për një kohë të gjatë në stol.

aleks song

Song u shpreh se kishte bërë një premtim që një ditë do të luante krah Çavit, Iniestës dhe Lionel Mesit. “Kur Barcelona më ofroi mua një kontratë dhe pashë se sa shumë do të fitoja nuk e mendova dy herë. Ndjeja se bashkëshortja dhe fëmijët e mi duhet të kishin një jetë të mirë pasi karriera ime të përfundonte” tha 34-vjeçari.

“Takova drejtorin e Barcelonës dhe ai më tha se nuk do të kisha mundësi të luaja shumë, por mua as më plasi tr**i. Nga ai moment e dija që do të bëhesha një milioner. Mund të bëja ç’të doja dhe t’ia kaloja bukur sa herë doja” përfundoi Song.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"