U afrua nga Vllaznia, zbulohet pse nuk prezantohet Pusi te Skënderbeu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2020 | 20:43

U afrua nga Vllaznia, zbulohet pse nuk prezantohet Pusi te Skënderbeu

Skënderbeu ende nuk ka firmosur me sulmuesin shkodran Belajdi Pusi. Përveçse i është dashur të konfirmojnë nëse lojtari ka parametrat e duhur për të qenë pjesë e tetë herë kampionëve të Shqipërisë, tani ka edhe një dilemë tjetër: ajo e rregullores së transferimit për lojtarët që janë nën 23 vjeç…BELAJDI PUSII

Duke qenë se FSHF ndryshoi rregulloren që kishte të bënte me të drejtën e formimit të futbollistit dhe tanimë një vit vlen 30 milionë lekë, Skënderbeu kërkon të jetë i kujdesshëm. Pak ditë më parë KF Shkodra ka ngritur padi sportive për Qardakun në dëm të klubit të Bylisit.

Po për të njëjtin lojtar ka konfirmuar se do të kërkojë pjesën e vet edhe klubi i Vllaznisë, konform rregullave të FIFA-s. Duke qenë se tashmë nuk paguhet më si më parë, 3 milionë lekë të vjetër në vit, por 30 milionë, Skënderbeu kërkon të evitojë çdo problematikë të mundshme për të ardhmen. Burime pranë klubit korçar bëjnë me dije se i kanë vënë kusht sulmuesit 22-vjeçar, Belajdi Pusi, që të marrë një vërtetim në ish-klubin e tij (Vllaznia) ku të deklarohet se Skënderbeu nuk do të ketë asnjë detyrim financiar nëse firmos me lojtarin.
pusi

Nuk dihet nëse drejtuesit e klubit shkodran do t’ia plotësojnë këtë kërkesë, por mësohet se një prej arsyeve që Pusi nuk po zyrtarizohet, është pikërisht kjo. Kujtojmë se në bazë të rregullores së FSHF-së, kostoja vjetore e trajnimit sa i përket një klubi që militon në Superiore është 30 milionë lekë të vjetër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"