U transferua me bujë te Legia, mediat polake zbulojnë pse po vuan Ernest Muçi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2021 | 23:55

U transferua me bujë te Legia, mediat polake zbulojnë pse po vuan Ernest Muçi

Legia e Varshavës me shumë mundësi do të fitojë kampionatin, por ende Ernest Muçi nuk duket në horizont. Dhe për këtë fakt ka një shkak.

ernest-muci

“Shpresat më të mëdha të Legias në të ardhmen mund të mbështeten tek Ernest Muçi. Shqiptari nënshkroi kontratën duke luajtur rregullisht te KF Tirana. Ndërkombëtari i të rinjve të vendit të tij luajti 68 minuta në tri ndeshje. Tani për tani, ai nuk është në gjendje të luajë një rol të madh te Legia, sepse problemi i tij lidhet me përshtatjen në ‘Ekstraklasa’. Lojtari ka probleme të dukshme fizike dhe vuan shpejtësinë e lojës”, shkruan “sport.tvp.pl”.

Qartësisht Muçi nuk është gati për të luajtur nga minuta e parë në ndeshjet e kampionatit polak. Ai nuk e ka kaluar testin e dytë, atë fizik të Polonisë, ku lihet një futboll nga më të ashprit në Europë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"