U tha se është në depresion, reagon legjenda Pele: Nuk kam frikë, jam i vendosur…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2020 | 11:08

U tha se është në depresion, reagon legjenda Pele: Nuk kam frikë, jam i vendosur…

Legjenda e Brazilit, Pele ka folur për herë të parë që kur djali i tij pretendoi se ai ka rënë në depresion dhe nuk dëshironte të dilte nga shtëpia.

pele.sedia_.a.rotelle.2019.750x450

Pele është shprehur se problemet shëndetësore janë normale për një person të moshës së tij. Djali i Peles, tha se ai ishte në siklet, sepse se nuk mund të ecë për shkak të problemeve në legen.

Por ish-futbollisti, i vlerësuar si një ndër lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave, tha: “Unë jam mirë. Vazhdoj të pranoj kufizimet e mia në mënyrën më të mirë të mundshme, por kam ndërmend ta mbaj topin duke u rrotulluar.”

Ai bëri një operacion prostate në vitin 2015 dhe u shtrua në spital vitin e kaluar për shkak të një infeksioni urinar. Por, miqtë e ish lojtarit thonë se ky ishte janari më i vështirë për të ndër vite.

Pele aktualisht po bashkëpunon me një regjizor britanik për realizimi e një dokumentari për jetën e tij në futboll. “Kam ditë të mira dhe ditë të këqija. Kjo është normale për njerëzit e moshës sime. Unë nuk kam frikë, jam i vendosur, i sigurt në atë që bëj”, përfundoi Pele.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"