U tha se donte Kroacinë, talenti shqiptar gëzon Kosovën: Unë mezi po pres…

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Shtator 24, 2018 | 19:55

U tha se donte Kroacinë, talenti shqiptar gëzon Kosovën: Unë mezi po pres…

Ditën e sotme, në media qarkulloi lajmi se talenti i Lokomotivës së Zagrebit, Lirim Kastrati, dëshironte të luante për Kroacinë në kuadrin e përfaqësueseve. Por, në një prononcim për KTV në Kosovë, vetë Kastrati shprehet se do të luajë për “dardanët”, edhe pas ftesës që trajneri Shaland i ka bërë për në ekipin A.

Kastrati55

“Para disa ditësh më ka telefonuar trajneri i Kosovës A, Bernard Shaland, me të cilin kemi biseduar dhe më ka thënë se do të më ftojë për dy ndeshjet e muajit tetor. Unë jam shumë i lumtur që do ta kem rastin të luaj me Kosovën A dhe mezi po pres që të bashkohem me skuadrën. Unë kam kaluar shumë mirë te Kosova U19 dhe U21 dhe mendoj që tani është momenti të jap maksimumin edhe për ekipin e parë. Nuk e kam thënë në asnjë media se unë do ta lë Kosovën për Kroacinë. Intervista ime është keqinterpretuar. Kam thënë se nëse Kosova dhe Shqipëria nuk do më ftonin dhe do të isha i lirë, do të luaja edhe për Kroacinë, por në asnjë moment nuk do ta lë Kosovën për asnjë Kombëtare tjetër, pasi vendimin e kam marrë para disa viteve. Jam i lindur dhe rritur në Hogosht të Kamenicës dhe do të jap më të mirën për vendin tim të lindjes.” – deklaroi Lirim Kastati.






www.minuta90.com