U tërbua në fundin e ndeshjes, shpërthen greku Marantas: Nuk mund të jepej një penallti e tillë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2019 | 18:28

U tërbua në fundin e ndeshjes, shpërthen greku Marantas: Nuk mund të jepej një penallti e tillë…

I dëshpëruar për mënyrën se si ekipi u ndëshkua, trajneri grek i Luftëtarit, Jorgos Marantas, deklaroi për “Panorama Sport” se skuadra e tij nuk e meritonte të pësonte në atë mënyrë.

marantas tabela

“E dija që do të ishte një ndeshje e vështirë. Bylisi nuk ishte më i mirë se ne në fushën e lojës, por në letër ka pikët dhe kjo u jepte përparësi nga ana psikologjike. Në fillimin e pjesës së parë na krijuan dy raste, pastaj patëm edhe ne momentet tona të mira. Të njëjtën gjë bëmë edhe në pjesën e dytë, ku e nisëm të qetë dhe shënuam gol.

Unë e them me bindje se nuk mund të jepej një penallti e tillë, por nuk jam unë që vendos për këtë gjë. Sa i përket moskryerjes së zëvendësimit, të dyja tabelat elektronike nuk punonin.

bandicam 2019-10-19 15-56-03-838

Kam bindje të plotë se Luftëtari do të rikthehet te fitorja shumë shpejt, pasi lojtarët po tregojnë personalitet nga ndeshja në ndeshje dhe ky fakt më gëzon”, përfundoi Marantas, i cili në minutat e fundit të ndeshjes së djeshme ishte shumë i acaruar me arbitrat, për shkak të mohimit të zëvendësimit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"