U tallën me të birin pas ndeshjes, babai i Halandit mesazh PSG-së: Tregoni klas brenda dhe jashtë fushe!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2020 | 0:03

U tallën me të birin pas ndeshjes, babai i Halandit mesazh PSG-së: Tregoni klas brenda dhe jashtë fushe!

Babai dhe menaxheri i sulmuesit të Borusia Dortmundit Erling Haland, Alf Haland thumboi skuadrën e PSG-së pas kualifikimit të tyre në raundin çerekfinal të Ligës së Kampioneve.

PSG-Mock-Haaland-Champions-League-2020 (1)

Në një koment në “Twitter”, ish-futbollisti norvegjez u kërkoi lojtarëve të skuadrës franceze “të tregojnë klas brenda dhe jashtë fushe” duke iu referuar talljes që PSG-ja i bëri Erling Halandit duke imituar festimin e tij.

“Mirupafshim, Paris i bukur. Keqardhje për rezultatin, por ishte i merituar. Gjithë të mirat, tregoni klas brenda dhe jashtë fushe!”, shkruan Alf Haland.

Sjellja e lojtarëve të PSG-së pas fitores kundër Borusia Dortmundit me rezultatin është kritikuar nga shumë tifozë në rrjetet sociale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"