U tall me trajnerët shqiptarë, ja çfarë thotë tani futbollisti i Drenicës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2018 | 23:18

U tall me trajnerët shqiptarë, ja çfarë thotë tani futbollisti i Drenicës

Pas statusit ironik ndaj trajnerëve shqiptarë të cilët sipas tij po “zaptonin” Superligën e Kosovës, mesfushori i Drenicës, Taulant Dajaku, ka reaguar sërish, duke kërkuar falje dhe duke sqaruar se postimi i tij ishte thjesht në kuadrin e shakasë, dhe nuk pa pasur si qëllim urrejtjen ndaj trajnerëve shqiptarë.

Dajaku-1

“Kur shkruajta një shaka në Facebook nuk e kisha menduar se do arrinte puna deri aty sa të shihja të tilla shkrime për të cilësuar dhe urrejtje një shaka! Po reagoj qoftë për të kërkuar falje kujtdo që mund të jetë ndjerë i prekur nga një shaka pa takt e imja. Unë kam shumë respekt dhe vlerësim për të gjithë trajnerët e ardhur në ligën tonë. Kjo është e vërteta e vetme në këtë mes”, shkruan Tulant Dajaku në postimin e tij.

Untitled-83

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"