U sulmua nga tifozët pas humbjes, flet Kuman: Diçka normale, më shumë u shqetësova për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 26, 2021 | 15:43

U sulmua nga tifozët pas humbjes, flet Kuman: Diçka normale, më shumë u shqetësova për…

Trajneri i Barcelonës, Ronald Kuman, u sulmua nga tifozët pas humbjes që skuadra e tij pësoi ndaj Real Madritid me rezultatin 2-1. Në një konferencë për shtyp hollandezi u përpoq të ishte sa më i qetë pas incidentit. Gjithashtu tekniku foli dhe për dëmtimet e disa lojtarëve dhe për të ardhmen e Dembele

kuman

Sulmi i tifozëve

“Të them të vërtetën, nuk më pëlqeu çfarë ndodhi në makinën time. Jam në një klub ku dua të shijoj eksperiencën time këtu. Nuk ka rëndësi sesa zgjat. Për incidentin nuk mendoj se ka një zgjidhje. Ka tifozë të Barcelonës që kanë probleme me sjelljen dhe nuk i dinë rregullat. Kjo situatë nuk më ka ndodhur vetëm mua, por edhe futbollistëve të tjerë”.

E ardhmja e Dembelesë

“Kontrata e tij skadon verën e ardhshme. Gjëja më e rëndësishme është që ne duam që ai të qëndrojë. Ai ka klas, por është problem tjetër nëse nuk do të rinovojë. Duhet të flasim me drejtuesit për këtë situatë”,- u shpreh tekniku.

Aguero titullar?

“Aguero nuk është gati që të luajë një ndeshje të plotë, por mund të luajë një pjesë”.

Dëmtimet

“Jemi të shqetësuar nga dëmtimet. Po përpiqemi që ta analizojmë situatën në mënyrë që lojtarët të riaftësohen. Pedri përshembull mund të mos jetë gati për disa kohë. Prandaj ne nuk caktojmë një datë për rikuperimet e lojtarëve. Si staf flasim për këtë çdo ditë”.

Barcelona nuk po kalon një moment të mirë në kampionat. Katalanasit për momentin ndodhen në vendin e nëntë me vetëm 15-të pikë të grumbulluara.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"