U skadoi kontrata, portieri dhe mesfushori mund të lënë Kastriotin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2021 | 11:03

U skadoi kontrata, portieri dhe mesfushori mund të lënë Kastriotin

Kastrioti do të jetë skuadra që do të pësojë ndryshime të shumta, pasi domosdoshmërisht lojtarë e larguar do të zëvendësohen me të tjera afrime, por për një skuadër të vogël si Kastrioti, futja në konkurrencë për të marrë shërbimet e ndonjë futbollisti me ekipet e mëdha, e bën shumë të vështirë, pasi dhe lojtarët do të zgjidhnin ekipet më me emër përpara krutanëve.

kastrioti goli i rezit

Gjithsesi, në Krujë janë të bindur se do të arrijnë të ndërtojnë një ekip shumë më të mirë se ai i sezonit të shkuar, mirëpo aktualisht ende nuk ka asnjë afrim zyrtar, vetëm emra që kanë qarkulluar në ditët e fundit. Së fundmi, krahas negociatave me lojtarë të ndryshëm, po bisedohet edhe me klube të Superiores për të bërë të mundur ndonjë huazim, megjithatë mbetet të shihen zhvillimet që do të sjellin javët në vazhdim.

LARGIMET – Numri i të larguarave nga Kastrioti ka qenë relativisht mjaft i madh, pasi deri më tani janë larguar plot 8 lojtarë. Mirëpo nga kontingjenti i mbetur ka ende lojtarë që nuk e kanë vendosur të ardhmen, pasi portierit Hidi dhe mesfushorit Deliaj u ka përfunduar kontrata, mirëpo mbetet të shihet nëse do të pranojnë të rinovojnë apo do ta mbyllin dhe ata me krutanët.

BUJAR BALLIU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"