U shtrua në spital prej COVID-it, De Rosi rrëfen tmerrin: Ndjeja sikur po mbytesha, mjekët më thanë se…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2021 | 20:12

U shtrua në spital prej COVID-it, De Rosi rrëfen tmerrin: Ndjeja sikur po mbytesha, mjekët më thanë se…

Gjatë ndeshjeve eliminatore për Botëror, kombëtarja italiane u bë vatër e Covid-19, ku u infektuan shumë futbollistë dhe pjesëtarë të stafit.

De Rosi

Një ndër ta ishte dhe ish-legjenda e Romës, Daniele De Rosi, i cili ditën e djeshme u shtrua në spital për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Ditën e sotme me anë të një video mesazhi, De Rosi ka falënderuar miqtë e tij për mbështetjen teksa rrëfeu dhe momentin e vështirë pas infektimit me virus.

“Unë erdha në spital sepse kisha simptoma që nuk po zhdukeshin në shtëpi, kam pneumoni bilaterale në mushkëri, jo në një nivel shumë serioz, por e kam. Mjekët më thanë se nëse nuk do të kisha ardhur herët mbase nuk do ja dilja. Nuk është ndonjë gjë alarmante, por as në shtëpi nuk mund të qëndroja.

Tentova të ngrihesha nga karrigia me avash dhe ja dola, isha si gjysmë i fikur. Ndjeja sikur po mbytesha, kisha frikë dhe vendosa të bëja një kontroll’’, e mbylli video mesazhin e tij ish-mesfushori.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"