U shtrua në spital për probleme kardiake, mësohet gjendja shëndetësore e Berluskonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2021 | 12:27

U shtrua në spital për probleme kardiake, mësohet gjendja shëndetësore e Berluskonit

Nuk ka më alarm për gjendjen shëndetësore të Silvio Berluskonit, i cili dy ditë më parë u shtrua në spital në Montekarlo pas disa problemeve kardiake.Berluskoni

Vetë 84- vjeçari pati deklaruar se nuk kishte asgjë serioze dhe fjalët e tij janë vërtetuar dje kur la qendrën spitalore për t’iu drejtuar rezidencës së tij në Nisë. Ai ka qenë i shoqëruar nga mjeku personal që do të vijojë të ndjekë problematikat e “Kavalierit”.

Tashmë ai pritet të rikthehet në Itali ku do të vijojë normalisht aktivitetin e tij. Kujtojmë se kjo është hera e tretë që Kavalieri ka nevojë për përkujdesje mjekësore pasi fitoi betejën me Koronavirusin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"