U shqetësuan se ishte dëmtim, alarm fals për Thomas Strakoshën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2020 | 23:05

U shqetësuan se ishte dëmtim, alarm fals për Thomas Strakoshën

Tomas Strakosha pësoi një dëmtim në stërvitjen e së shtunës, që kishte trembur së tepërmi stafin teknik të Lacios. Fillimisht mendohej se 25-vjeçari shqiptar kishte pësuar nëj frakturë në gishtin e vogël të këmbës, që në fakt fillimisht kishte bërë të pamundur që portieri të përfundonte stërvitjen individuale.

Thomas-Strakosha-Source-Getty-Images

Megjithatë, sipas raportimit të ditës së djeshme nga mediat italiane, sipas verifikimeve të fundit mjekësore është dalë në përfundim se Strakosha nuk ka patur asgjë serioze dhe parashikohet të jetë i gatshëm për nisjen e stërvitjeve në grup.

GATI PËR KAMPIONATIN – Nuk do të jetë asnjë problem prania e Strakoshës me rinisjen e kampionatit, që në Itali është i programuar për datën 13 qershor. Ndërkohë inspektorët e prokurorisë federale italiane ndodheshin të shtunën në qendrën sporive “Formello” ku lojtarët lacialë po stërviteshin.

Ka qenë lëvizja e parë e grupit të ngarkuar nga Federata Italiane e Futbollit duke nisur nga dita e enjte, pasi u zbulua lajmi i ndeshjeve tre kundër tre brenda grupit të zhvilluara nga Lacio. Gjatë ditëve në vazhdim do të kontrollohen edhe skuadrat e tjera, me objektiv që të verifikohet zhvillimi i stërvitjeve sipas normave.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"