U shpreh i pakënaqur tek Çelsi, reagon trajneri Tukel: Lukaku shkaktoi një zhurmë të panevojshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 31, 2021 | 14:42

U shpreh i pakënaqur tek Çelsi, reagon trajneri Tukel: Lukaku shkaktoi një zhurmë të panevojshme

Deklarata e Romelu Lukakut ku u shpreh se ndihej i pakënaqur tek Çelsi, bëri bujë nëpër rrjetet sociale. Sulmuesi dha sinjale për një rikthim tek Interi, por sulmoi dhe trajnerin Tomas Tukel.

tucel lukaku

I menjëhershëm ka qenë reagimi i teknikut lidhur me këtë çështje.

“Nuk duam ta zmadhojmë më shumë situatën. Është e thjeshtë të nxjerrësh fjalë jashtë kontekstit, dhe më pas të bësh lajme bombastike. Nuk na pëlqeu ajo që u tha sepse shkaktoi një zhurmë të panevojshme. Na duhet qetësi dhe kjo nuk na ndihmon.”

LUKAKU

“Nuk e shoh që të jetë i mërzitur, madje përkundrazi jam i habitur nga ajo që dëgjova. Do të marrim kohën tonë që ta diskutojmë për situatën.”

Situata e Romelu Lukakut ka shkaktuar shumë trazira tek Çelsi dhe nuk dihet nëse klubi mund të marrë ndonjë masë disiplinore ndaj 28 vjeçarit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"