U shpallën skuadra kampione e Shqipërisë, ja me kë do të përballet Vllaznia e femrave në fazën “Play-Off” të Champions-it

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2022 | 14:22

U shpallën skuadra kampione e Shqipërisë, ja me kë do të përballet Vllaznia e femrave në fazën “Play-Off” të Champions-it

Vllaznia e femrave ka njohur ditën e sotme kundërshtarin e saj në fazën “Play-Off” të Ligës së Kampioneve ku do të përballen me ekipin ukrainas Vorskla-Kharkiv 2.

vllaznia femra

Shkodranet do ta luajnë ndeshjen e parë në transfertë ku mbete ende për tu mësuar nëse do të jetë data 20 apo 21 shtator ku Vllaznia do të zhvillojë ndeshjen e parë, dhe më pas do të jetë java pasardhëse ku sfida e kthimit do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”.

Vllaznia e femrave starton kështu rrugëtimin europian me qëllimin për të shkuar sa më larg në Ligën e Kampioneve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"