U shpallën kampionë në javën e fundit, ja shuma që përfitoi Partizani pas titullit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2023 | 16:40

U shpallën kampionë në javën e fundit, ja shuma që përfitoi Partizani pas titullit

Nëse Partizani, si kampione e Superiores i humbet të gjitha ndeshjet në arenën ndërkombëtare, merr të paktën 810 mijë euro nga UEFA. 260 mijë euro dhurohen nga UEFA për ekipet që nuk mund të jenë pjesëmarrëse në grupet e kompeticioneve të saj, ndërsa 350 mijë euro ofrohen si bonus eliminimi.

partizani kampion titulli

Sakaq, Partizani mund të marrë edhe 200 mijë euro të tjera, ku 100 mijë euro jepen për pjesëmarrjen në turin e parë kualifikues në Ligën e Kampioneve dhe 100 mijë të tjera për pjesëmarrjen në turin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Kësaj shume i shtohen 80 mijë euro si shpërblim nga FSHF-ja për titullin kampion. Gjithë këtyre bonuseve pritet t’u shtohet edhe shpërblimi prej 150 milionë lekësh, që bashkia ia akordon çdo ekipi kryeqytetas, që mund të shpallet kampion, në këtë rast Partizanit.

Të paktën kështu është premtuar në të shkuarën, nëse nuk ka ndryshuar praktika në këtë sezon. Shanset më të mëdha janë që jo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"