U shpall lojtari më i mirë i ndeshjes, Bernard Berisha surprizon me dedikimin special

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2020 | 20:36

U shpall lojtari më i mirë i ndeshjes, Bernard Berisha surprizon me dedikimin special

Bernard Berisha u shpall njeriu i sfidës ndaj Ufas, ku skuadra e tij Akhmat Grozni triumfoi me rezultatin 3-1. Shqiptari i Kosovës, ishte protagonist absolut i kësaj përballje, realizoi dopietë si dhe asistoi në golin e shënuar nga Iljin.

Bernard Berisha

Ish-futbollisti i Besës dhe Skënderbeut në Kategorinë Superiore, ka bërë një dedikim special në fundin e sfidës, teksa nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ka bërë me dije se fitoren e sotme ia dedikon liderit të Republikës së Çeçenisë, presidentit të nderuar të klubit, Ramzan Akhmadoviç Kadyrov.

Bernard Berisha5

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"