U shpall kampione e Shqipërisë, ja me kë do të ndeshet Apolonia U19 në “UEFA Youth League”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2022 | 14:17

U shpall kampione e Shqipërisë, ja me kë do të ndeshet Apolonia U19 në “UEFA Youth League”

Apolonia U19 ka njohur kundërshtarin e saj për raundin e parë të “UEFA Youth League” pas shortit të hedhur në Nion të Zvicrës.

Apolonia

Kampionët e Shqipërisë do të ndeshen me kampionët e Kazakistanit, Astanën.

Sfida e parë mes këtyre dy skuadrave do të luhet në Kazakistan me 14 shtator, ndërsa ajo e kthimit me 5 tetor në Shqipëri.

Në rast kualifikimi, Apolonia do të ketë përballë fituesin e çiftit Hajduk Split-Gabala.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"