U shpall kampione e Europës, Luiza Gega zbulon shpërblimet financiare: Nuk është sekret ta them, do të përfitoj…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 23, 2022 | 23:03

U shpall kampione e Europës, Luiza Gega zbulon shpërblimet financiare: Nuk është sekret ta them, do të përfitoj…

Kampionia e Evropës Luiza Gega, ka zbuluar shpërblimet financiare që përfiton nga suksesi i fundit me renditjen në vend të parë në garat 3 mijë metra me pengesa.

luiza gega

“Nuk është sekret ta them që nga vendi i parë, sipas ligjit të ri të sportit shqiptar përfitoj 40 milionë lekë të vjetra.

Ndërsa si rekordmene evropiane e garës së 3 mijë metrave me pengesa, përfitoj edhe 60 milionë lekë të tjera të vjetra”, u shpreh Luiza Gega për “NEWS 24”.

Njëkohësisht, ajo do të marrë titullin kolonele dhe do të përfitojë rrogën e titullarit të lartë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"