U shpall kampion në Superiore, mesfushori 29-vjeçar prezantohet te… Malisheva

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2023 | 21:15

U shpall kampion në Superiore, mesfushori 29-vjeçar prezantohet te… Malisheva

Mesfushori 29-vjeçar, Florent Avdyli, i cili 2 sezone më parë fitonte titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë, me Teutën, do të vijojë karrierën te skuadra e Malishevës në Kosovë.

avdyli

Ka qenë vetë klubi kosovar, që ditën e sotme ka prezantuar ish-mesfushorin e Teutës, i  cili së fundmi ishte pjesë e Drenicës në Superligën e Kosovës, ndërkohë që më herët ka veshur edhe fanellën e Prishtinës.

Avdyli Malisheva

Vlen të theksohet se Malisheva e drejtuar nga trajneri Bylbyl Sokoli ka transferuar edhe disa futbollistë të tjerë të rëndësishëm me synimin për të mbijetuar në Superligë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"