U shpall kampion në Letoni, mbrojtësi shqiptar në formacionin e sezonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2019 | 10:43

U shpall kampion në Letoni, mbrojtësi shqiptar në formacionin e sezonit

Herdi Prenga ka bërë një sezon të mirë në Letoni. Mbrojtësi kuqezi ishte një ndër pikat më të forta të skuadrës së Rigës, e cila u shpall kampione. Shqiptari ishte pikë fikse në formacionin titullar dhe shumë herë është përzgjedhur edhe mes 11-shes më të mirë në Letoni, nga java në javë. 

herdi-prenga-riga3-728c8f110656b33001931d1151

Në fund të edicionit, shumë gazetarë sportivë kanë vlerësuar edhe paraqitjet që kanë bërë të gjithë futbollistët, teksa skuadra kampione e Rigës mbizotëron. Një ndër mbrojtësit më të vlerësuar në këtë klasifikim, ka qenë shqiptari 25-vjeçar. Qendërmbrojtësi kuqezi ka luajtur 22 nga 23 ndeshjet në kampionat si titullar. Madje, këtë edicion në ligën letoneze, ai ka gjetur edhe një herë rrugën e rrjetës.

Duket që shqiptari është përshtatur mjaft mirë në kampionat dhe në skuadrën letoneze që në sezonin e tij të parë, pas aventurës kroate me Sesvete në Ligën e Dytë, Lokomotivën e Zagrebit dhe Inter Zapreziç në Ligën e Parë. Prenga ka qenë pjesë e ekipeve kombëtare të moshave të Kroacisë teksa është përzgjedhur nga U-17, U-19, dhe U-21 kroat por më vonë iu bashkua ekipit Shpresa të Shqipërisë dhe më tej debutoi edhe në Kombëtaren A të vendit tonë. Shqipëria po rrit një brez të artë lojtarësh, sidomos në rolet e prapavijës, portë apo mbrojtje.

2019-11-26_simboliska375

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"