U shpall kampion me Tiranën, mesfushori prezantohet te skuadra e re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2020 | 15:58

U shpall kampion me Tiranën, mesfushori prezantohet te skuadra e re

Mesfushori Lancinet Sidibe, u largua si kampion nga klubi i Tiranës, teksa ka gjetur menjëherë skuadrën e re. Futbollisti nga Guinea, u aktivizua si i huazuar te bardheblutë nga skuadra e Besëlidhjas. Kartoni i Sidibe ishte në pronësi të klubit lezhjan, teksa pas arritjes së akordit për ta lenë të lirë, mesfushori u transferua te skuadra qipriotë Ermis Aradipu.

tirana kampion

Një hap ky i rëndësishëm në karrierën e 23-vjeçarit, që do të tentojë të lerë gjurmë në elitën e futbollit të Qipros. Ka qenë skuadra e Ermis, që nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, ka prezantuar Sidibenë.

sidibe

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"