U shpall kampion bote, presidenti Meta uron boksierin shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2019 | 13:50

U shpall kampion bote, presidenti Meta uron boksierin shqiptar

Boksieri shqiptar, Jurgen Uldedaj, regjistroi një tjetër sukses të jashtëzakonshëm duke u shpallur kampion bote në kategorinë “Junior WBC”, teksa mposhti me pikë 97-93 polakun Tvardovski, në duelin e zhvilluar në Magdenburg të Gjermanisë.

Boksieri shqiptar

Ndërkohë nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, presidenti i Republikës, Ilir Meta ka uruar boksierin shqiptar për triumfin e tij.

Presidenti Meta

 POSTIMI I PRESIDENTIT META:

Shpallja kampion bote në kategorinë “Junior ËBC” e 21-vjeçarit shqiptar Jurgen Uldedaj, është një sukses i jashtëzakonshëm për boksin tonë profesionist. Urime të përzemërta për kampionin tonë të pamposhtur në ring dhe paraqitje gjithmonë të shkëlqyera në të ardhmen!

Meta

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"