U shpall kampion Bote dhe Europe me Spanjën, ish-i i Juventusit tregon pengun e karrierës: Do të shkoja falas te Reali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2022 | 10:31

U shpall kampion Bote dhe Europe me Spanjën, ish-i i Juventusit tregon pengun e karrierës: Do të shkoja falas te Reali

Fernando Jorente, sulmues që ka luajtur për Bilbaon, Juventusin, Seviljen, Suonsin, Totenhemin, Napoli e të tjera skuadra kampione bote dhe Europe me Spanjën, i ka bërë një retrospektivë karrierës së tij në një intervistë për programin “El Larguero”.

llorente

Ai ka shprehur pengun e tij për të luajtur me Realin e Madridit.

“Ka qenë ëndërr për mua të luaja për Realin. Në fakt, nuk kam qenë kurrë atje. Sa herë që më donte Reali, unë isha nën kontratë me Atletikon e Bilbaos. Edhe kur më përfundoi kontrata me Bilbaon, Juventusi u tregua më i shpejtë. Ajo ishte mundësia ime më e mirë për të shkuar në Madrid. Do të shkoja falas, mjafton të isha zëvendësi i Benzemasë”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"