U shoqërua me shokun e tij që ishte pozitiv me koronavirus, sulmuesi i Real Madrid izolohet në shtëpi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2020 | 16:02

U shoqërua me shokun e tij që ishte pozitiv me koronavirus, sulmuesi i Real Madrid izolohet në shtëpi

Sulmuesi i Real Madrid Luka Joviç është izoluar në shtëpi pas frikës se mund të jetë infektuar nga koronavirusi. Serbi ka qenë në shoqërinë e një shoku të tij, që më pas ky i fundit ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

jovic

Joviç nuk është stërvitur me skuadrën prej dy ditësh edhe pse testet e para të tij kanë dalë negative. Sulmuesi i Real Madrid do duhet të presë edhe testin e dytë, për t’ju bashkuar më pas madrilenëve në stërvitje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"