“U shokova kur u gjenda në ekip me kampionët e Milanit”, sulmuesi rrëfen aventurën te kuqezinjtë: Maldini më rregulloi kompjuterin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2020 | 13:44

“U shokova kur u gjenda në ekip me kampionët e Milanit”, sulmuesi rrëfen aventurën te kuqezinjtë: Maldini më rregulloi kompjuterin

Pas Shevçenkos, Milani u shty në republikat e ish-Bashkimit Sovjetik për një tjetër talent që mund të bënte gjëra të mëdha si ukrainasi. Premisat ishin të mira dhe kuqezinjtë afruan Vitali Kutuzovin (2001), teksa ndodheshin në Bjellorusi për një ndeshje kundër Bate Borisovit.

kutucov

Siç e konfirmon edhe vetë ish-sulmuesi, në pushim të ndeshjes palët ranë dakord për transferimin e tij, teksa për ditët e para si kuqezi, Kutuzov ka treguar:

“U shokova kur u gjenda në ekip me kampionët e Milanit. Italishten nuk e flisja dhe pas meje qëndronte gjithë kohës një asistent. Një ditë pata probleme me kompjuterin dhe tastierën time në gjuhën ruse. Asistenti më këshilloi që të kontaktoja Maldinin sepse e njihte teknologjinë mirë. Druhesha se kapiteni do të më përzinte. Ja që Paolo jo vetëm që u tregua shumë i sjellshëm, por gjeti kohë për të më zgjidhur problemin”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"