U shkërmoq në Kupë nga Partizani, trajneri i Naftëtarit: Lojtarët e rinj më bindën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2017 | 10:48

U shkërmoq në Kupë nga Partizani, trajneri i Naftëtarit: Lojtarët e rinj më bindën

Numri një i stolit të Naftëtarit, Bajram Fraholli, ka qenë koshient për faktin se skuadra e tij nuk ka pasur shanse për të vazhduar më tej në këtë kompeticion edhe pas humbjes 6-2 në përballjen e parë të luajtur në Kuçovë.

Fraholli

“Ne nuk kishim pothuajse asnjë shans për të vazhduar më tej në Kupë, duke u bazuar edhe te rezultati i ndeshjes së parë. Kështu që, pavarësisht humbjes, unë jam i kënaqur, pasi kam aktivizuar lojtarët e rinj dhe dy prej tyre kanë bërë paraqitje të mirë dhe për mua kjo është një fitore më verë.

Aktualisht, skuadra është e përqendruar më shumë te ndeshja e radhës që do të luajmë në kampionat ndaj Tiranës dhe presim të bëjmë një surprizë, për të kënaqur jo vetëm tifozët tanë, por edhe ata të Partizanit”, ka thënë Fraholli, i cili është rikthyer në fillim të sezonit në krye të kuçovarëve.

Partizani-Naftetari

PJESA E PARË

Partizani e nis në sulm takimin dhe gjen golin që në minutën e pestë, ku Xhixhiua gjendet brenda zonës kundërshtare dhe përballë portierit Spahiu gjuan saktë, duke mos i lënë mundësi këtij të fundit që të reagojë. Partizani është i qartë në lojën e tij dhe krijon aksione sulmuese duke mos i dhënë asnjë mundësi Naftëtarit që të rrezikojë, apo të dalë nga mesfusha e tij.

Si rezultat i këtyre aksioneve, në minutën e 25- të të takimit, Bardhi do të ketë një mundësi për të dyfishuar shifrat, por nuk ia del përballë portierit Spahiu që tregon aftësitë e tij. Të njëjtën gjë Spahiu do ta bëjë edhe në minutën e 36-të, në duelin me mesfushorin e të kuqve.

Naftetari

Ndërkohë që gjuajtja e parë e Naftëtarit në portën e Partizanit do të jetë në minutën e 38-të, kur Hoxha do provojë nga distanca, por Xhika kontrollon pa asnjë problem. Atëherë kur dukej se kjo pjesë do të mbyllej me një gol, Trashi kroson në zonën mike dhe Bardhi këtë herë me kokë gjuan saktë dhe dyfishon shifrat.

PJESA E DYTË

Fraksioni i dytë do ta gjejë Naftëtarin totalisht të pambrojtur përballë sulmeve të të kuqve. Basrak debuton me fanellën e Partizanit dhe tri minuta pas aktivizimit të tij, shënon golin e tretë, por detyrohet të lërë fushën për shkak të një dëmtimi, pak çaste më vonë.

Partizani

Pas tij është Herrera në të 66-ën dhe Adorjan në të 77- ën që e çojnë rezultatin e përgjithshëm në shifrat 5-0. Por, të kuqtë kanë etje dhe nuk ndalen në shënimin e golave. Do të jetë radha e Shahinasit që gjithashtu realizon në debutim dhe e Bardhit, të cilët mbyllin takimin me dy golat e tyre.

Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"