U shkëmbye me Pjaniçin, shikoni kush e bindi Arturin të transferohej tek Juventusi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2020 | 14:21

U shkëmbye me Pjaniçin, shikoni kush e bindi Arturin të transferohej tek Juventusi

Shkëmbimi mes Miralem Pjaniç dhe Artur Melo do të kishte ndodhur më shpejt, po të mos kishte qenë për mesfushorin brazilian. Melo nuk pranonte të largohej nga Barcelona dhe ti bashkohej Juventusit. Kjo situatë zgjati për pak kohë, derisa mesfushori brazilian më në fund u bind.

Dani Alvesh

Artur u zyrtarizua tek Juventus, ndërsa i hapi edhe rrugën Pjaniçit të zyrtarizohej tek Barcelona. Së fundmi një prapaskenë mjaft e veçantë është zbuluar. “ESPN” pretendon se ka qenë Dani Alvesh që ka bindur patriotin e tij të pranonte shëmbimin.

Mbrojtësi brazilian e ka telefonuar disa herë Arturin derisa në fund e ka bindur që të largohet nga Barcelona dhe të pranonte shkëmbimin me Pjaniç dhe të shkonte tek Juventusi. Alvesh i ka provuar vetë të dyja fanellat, si atë të Barçës edhe atë të Juves, pasi në sezonin 2016-2017 u largua nga Barcelona për tu transferuar tek Juventusi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"