U shkatërruan 4-0 nga Tomori, Sampaio: Dyshoj se Flamurtarit iu mohua një penallti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2021 | 22:09

U shkatërruan 4-0 nga Tomori, Sampaio: Dyshoj se Flamurtarit iu mohua një penallti

Trajneri i komanduar i Flamurtarit, Rui Sampaio, në përfundim të ndeshjes ku u mposhtën 4-0 nga Tomori, për “Panorama Sport” u shpreh:

bandicam 2021-03-08 22-08-41-575

“Erdhëm në Berat për të luajtur futboll dhe për të mos humbur. Deri në momentin kur mbetëm me 10 lojtarë, skuadra ka luajtur shumë bukur. Kemi shpërdoruar disa raste flagrante për shënim. Kam dyshime dhe për një penallti në favorin tonë, por anësori tha që nuk e pashë.

Respektoj vendimin e gjyqtarëve. Kur ishim të plotë, ekipi tregoi se ka forca për t’u ringritur dhe besoj se me këta djem nuk do ta rrezikojmë rënien. Lojtarët janë me të ardhme dhe personalisht do jap gjithçka për ringritjen e Flamurtarit”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"