U shkarkua pas rënies nga kategoria, Shalke ia beson rikthimin në Bundesligë trajnerit gjerman

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2022 | 16:52

U shkarkua pas rënies nga kategoria, Shalke ia beson rikthimin në Bundesligë trajnerit gjerman

Shalke 04 u rikthye sërish në Bundesligë, pasi ra një vit më parë në një mënyrë të turpshme. Kësaj radhe, klubi gjerman nuk ka si qëllim mbijetesën, por të rikthehet dhe të luftojë dhe një herë për një vend në zonën europiane.

SHALKE 3

Kështu Shalke ka prezantuar teknikun e ri të skuadrës, Frank Kramer. Këtë lajm e ka bërë me dije vetë klubi me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Kramer ka drejtuar kombëtaren gjermane të U-18, U-19 dhe U-20 dhe eksperienca e fundit ka qenë me Armenia Bielefeld, nga e cila u shkarkua në muajin prill, duke mos e shpëtuar dot nga rënia për në Bundesliga 2.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"