U shkarkua nga Turbina, flet Troisi: Po shikoj për një ekip të ri, mund të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 26, 2020 | 9:44

U shkarkua nga Turbina, flet Troisi: Po shikoj për një ekip të ri, mund të…

Turbina shkarkoi Marcelo Troisin për mungesë rezultatesh, megjithatë vetë trajneri ka tjetër version. Në një deklaratë të dhënë për “Panorama Sport” braziliani saktëson se mbyllja e marrëveshjes erdhi me konsensus, ndërsa nuk i kursen elozhet për drejtuesit.

TROISI, LIPI TURBINA

“Jam larguar nga ekipi i Turbinës me konsensus dhe nuk do ta drejtoj më. Kemi rënë dakord me presidentin Gjoka, të cilin e falënderoj për bashkëpunimin. Gjithashtu, falënderoj lojtarët së bashku me stafin për punën e bërë, të cilëve u uroj suksese të mëtejshme. Kanë qenë korrekt me mua, sikundër edhe unë me ta. Kështu që, ndahem në paqe të plotë me cërrikasit. Kemi bërë një fazë të parë shumë të mirë.

Dhanë të gjithë maksimumin. Shpresoj që skuadra të ngjitet më lart dhe të vazhdojë rezultatet pozitive. Tashmë po mendoj për një ekip të ri, por akoma nuk e kam vendosur të qëndroj apo jo në Shqipëri. Mund edhe të largohem për në Brazil. Do ta vendos në ditët në vijim”, përfundon ish-trajneri, që me sa duket, nuk ka pengje nga kjo aventurë.

MARIGLEN MIRAKA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"