U shkarkua nga PSG-ja, Tomas Tuhel përgatitet për aventurën e radhës. Javën tjetër…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 29, 2020 | 21:09

U shkarkua nga PSG-ja, Tomas Tuhel përgatitet për aventurën e radhës. Javën tjetër…

Tomas Tuhel është rikthyer pas shkarkimit nga PSG-ja në Gjermani, por gjasat që ai të qëndrojë gjatë në shtëpinë e tij në Mynih janë të pakta. “Bild” shkruan se të hënën ai mund të gjejë sërish një skuadër. Sipas medias gjermane, Tuhel dhe PSG kanë rënë dakord për një prishje konsensuale të kontratës. Kujtojmë se ai fitonte 6 milionë euro neto nga klubi francez. Kështu, Tuhel është gati për klubin e tij të ri. 47-vjeçari mësohet të jetë gati për një aventurë në Angli.

tuhel

Momenti jo i mirë që po kalon Frank Lampard te Çelsi mund të jetë një shans i mirë për Tuhelin. Kujtojmë që anglezi, edhe pse ka bërë një merkato të mirë me blutë, është jashtë zonës së Champions-it në kampionat duke ndërlikuar shumë pozitat e tij. Një humbje tjetër në Premier Ligë do të thoshte një shkarkim të tijin.

DORTMUNDI E NDJEK

Një tjetër ekip në pritje të Tuhelit është edhe ish-skuadra e tij, Borusia e Dortmundit. Verdhezinjtë po drejtohen nga një trajner provizor që nga shkarkimi i Lysien Favresë në muajin nëntor. Për drejtuesit e klubit gjerman, Tuhel do të ishte ideali pasi e njeh mirë ambientin.tomas tuhel

Gjithsesi, rroga e lartë e tij mund të jetë një pengesë për t’iu bashkuar skuadrës gjermane. Kështu, për momentin favorite mbetet vetëm Çelsi që ka më shumë arsye dhe para për t’i besuar trajnerit gjerman i cili në skuadër do të gjente edhe tre bashkatdhetarë të tij. Bëhet fjalë për sulmuesin Timo Verner, mesfushorin Kai Haverc dhe mbrojtësin Antonio Rydiger. Mbetet për t’u parë nëse Tuhel do të ishte gati për këtë hap të madh në karrierën e tij. Me Parisin ai arriti të fitonte kampionatin dhe ta dërgonte skuadrën në finalen e Champions-it, aty ku u mund me vështirësi nga Bajerni i Mynihut.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"