U shkarkua nga Bajerni për shkak të rezultateve të dobëta, Niko Kovaç drejt Premier Ligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2019 | 18:10

U shkarkua nga Bajerni për shkak të rezultateve të dobëta, Niko Kovaç drejt Premier Ligës

Niko Kovaç u shkarkua nga stoli i Bajern Mynihut në fillim të muajit të kaluar, dhe shkak për këtë u bënë rezultatet e dobëta të kroatit në krye të bavarezëve.niko kovac

Prej një muaji tekniku 48-vjeçar është i papunë dhe po kërkon një skuadër të re për të ushtruar profesionin e tij.

E ardhmja e Kovaç mund të jetë në Premier Ligë, pasi dy klube po ndjekin me kujdes situatën e tij. Arsenali dhe Evertoni janë në kërkim të një trajneri, dhe emri i parë në listë është pikërisht ai i Kovaçit.

Edhe trajnerit do t’i pëlqente një kalim në Premier Ligë, me “Topçinjtë” që shihen me një sy të mirë nga Kovaç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"