U shkarkua nga Bajerni para pak kohësh, Kovaç favorit për stolin e skuadrës tjetër të Bundesligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2020 | 9:27

U shkarkua nga Bajerni para pak kohësh, Kovaç favorit për stolin e skuadrës tjetër të Bundesligës

Niko Kovaç vazhdon të jetë favorit kryesor për të drejtuar skuadrën e Hertës së Berlinit, pas largimit të Jurgen Klinsmanit në fillim të javës që shkoi.kovac

Drejtori teknik i skuadrës bardheblu, Mikael Prez, tha se kishte biseduar me Kovaçin, por ky i fundit ende nuk është i sigurt nëse do të kthehet në Berlin apo jo. “Kam pasur kontakt me Nikon. Por ai ka shumë kërkesa në këto momente dhe ende nuk më ka dhënë një përgjigje të prerë.

Shpresoj që ai të rikthehet në Berlin, këtu është shtëpia e tij dhe ne e presim me krahëhapur. Është një trajner fitues dhe për këtë kemi nevojë”, tha Prez për Kicker në lidhje me ardhjen e mundshme të ish-trajnerit të Bajernit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"