U shkarkua në Kategorinë e Parë, ish-trajneri i Skënderbeut drejt Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2023 | 16:09

U shkarkua në Kategorinë e Parë, ish-trajneri i Skënderbeut drejt Vllaznisë

Vllaznia duket se e ka gjetur trajnerin që do të marrë drejtimin e skuadrës për Europën dhe sezonin e ri. “Panorama Sport” ka mësuar se klubi është në bisedime me Migen Memellin dhe me shumë gjasa, ai do të jetë në krye të stolit.

MEMELLI

Memelli është një trajner që e njeh futbollin shqiptar pasi së fundmi ishte pjesë e Skënderbeut në sezonin që ra nga Kategoria, duke e drejtuar sërish në Kategorinë e Parë.

Ai u shkarkua për shkak të rezultateve të dobëta dhe vendin e tij e zuri Gvozdenoviç që e ngjiti në Superiore. Në Superiore, Memelli ka drejtuar edhe skuadrën e Laçit. Trajneri është në bisedime të avancuara me drejtuesit e kuqebluve dhe mund tw zyrtarizohet qw pasditen e sotme nga Vllaznia si emri i ri i pankinës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"