U shit për 519 milionë euro, ja çfarë ndryshimesh priten te Roma

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2020 | 13:10

U shit për 519 milionë euro, ja çfarë ndryshimesh priten te Roma

Pas muajsh negociatash, ka ardhur zyrtarizimi: Roma ndryshon pronësi dhe kalon nga Xhejms Palota te Dan Fridkin. Nga një italo-amerikan në një puro amerikan. E ka komunikuar ditën e djeshme vetë klubi verdhekuq përmes një komunikate të shpërndarë në internet.
fridkin
Roma gjithashtu ka parë kuotat të “fluturojnë” në bursë pas akordit, duke fituar 5,39% në 0,58 euro. Fridkin do të investojë fillimisht 519 milionë euro, prej të cilave 500 për blerjen e maxhorancës së aksioneve të klubit nga Palota dhe ortakët e tij (86,6%) dhe pjesa e mbetur për menaxhimin e llogarive aktuale. 54-vjeçari bëhet kështu presidenti i 24-t i historisë së Romës.

nicolozaniolo-cropped_14p8h39sxqb9w18e1h1r6w3ssv

Po cilat do të jenë lëvizjet e para të Dan Fridkiit si president i ri i Romës? Do ta nisë nga “xhevahirët” e shtëpisë, Lorenco Pelegrini dhe Nikolo Zaniolo.
totiii
Do të jenë ata pikënisjet e të ardhmes së skuadrës. Megjithatë, ai që tërheq vëmendjen e investitorëve kur përmend emrin Roma, është Françesko Toti: rikthimi i ish-kapitenit dhe drejtuesit mund të jetë “blerja” e vërtetë e pronarit të ri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"