“U shfrymë dhe u frymë prapë”, Gjyla: E dinim lojën e Flamurtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2020 | 13:55

“U shfrymë dhe u frymë prapë”, Gjyla: E dinim lojën e Flamurtarit

Trajneri i Lushnjes, Ilir Gjyla u kënaqet 3 pikëve ndaj Flamurtarit. Gjatë deklaratës së dhënë për “Panorama Sport”, trajneri e thotë “troç” se Lushnja u kthye. “U shfrymë dhe u frymë prapë. Futbolli kështu e ka. Kishim bërë disa ndeshje të mira para humbjes me Pogradecin, por gjendet skuadra edhe në një ditë të keqe…
gjyla
Rëndësi ka që të reagojmë dhe sot (dje) kjo ndodhi, bëmë edhe gol. Patëm disa mundësi të tjera për të shënuar, edhe mund ta zgjidhnim ndeshjen më shpejt. Por, mendoj se ka pak ndikim edhe lodhje fizike. Duke ditur lojën e Flamurtarit që luan me topa të gjatë mbrapa shpine, shfrytëzuam mirë shpejtësinë e Diamantit dhe zgjuarsinë e Ribajt dhe menduam që të provonim. Nuk ishte e lehtë, por ia dolëm me sukses në këtë 90-minutësh”, tha Gjyla.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"