U shënoi gol në mes të Beogradit, Kushta: Këta serbët s’paska dajak që t’i zbusë….

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2022 | 20:11

U shënoi gol në mes të Beogradit, Kushta: Këta serbët s’paska dajak që t’i zbusë….

Tërbimi nacionalist serb pas humbjes përballë Zvicrës, ka çuditur ikonën e futbollit shqiptar, Sokol Kushta. Ish-futbollist i njohur vlonjat ka reaguar me një status në rrjetet sociale pas fitores 3-2 të Zvicrës, e cila bëri të shpërthente një valë nacionalizmi të tërbuar.

SOKOL kUSHTA

“Urime për Zvicrën… Unë një gjë s’kuptoj, nga 1987 deri sot… edhe një kafshë në kopshtin zoologjik do ishte zbutur… por këta serbët s’paska dajak që t’i zbusë”, shkruan ikona e futbollit shqiptar në postimin e tij në rrjetet sociale.

cd2ac9d2-4c12-4765-9927-6f856968af13

Kushta i referohej në fakt edhe vitit ku ishte ai që i “dha dru” serbëve në Beograd, kur me golin e tij eliminoi Partizanin e Beogradit në Kupën UEFA duke kualifikuar Flamurtarin.

PANORAMSPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"