U sakatua në ndeshjen ndaj Sevijës, Levandovski ironizon në “Instagram”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2018 | 15:39

U sakatua në ndeshjen ndaj Sevijës, Levandovski ironizon në “Instagram”

Një ndeshje për t’u harruar ajo ndaj Sevijës për bomberin e sulmit bavarez. Ai vuajti jo vetëm për të shënuar golin, por edhe ndë- rhyrjet e gabuara të skuadrës spanjolle.

5555999

Polaku u dëmtua disa herë duke dalë nga fusha për të marrë mjekim nga stafi. Në “Instagram”, ai postoi një foto, ku duket qartë fryrja në syrin e djathtë, shaktuar gjatë një përplasjeje me lojtarët e Sevijës. Ai madje ironizon duke shtuar hashtagun “jofaull”. Kujtojmë që ai nuk ishte lojtari i vetëm që u “sakatua” nga skuadra e Montelës.

9555

Rafinja dhe Havi Martinez ishin gjithashtu viktima të lojës së rëndë. Madje, në min e 92-të, Korrea u ndëshkua me të kuq për ndërhyrjen e ashpër ndaj spanjollit. Hejnkes pritet t’i lërë pushim të tre lojtarët, në ndeshjen ndaj Gladbahut në fundjavë, në të cilën bavarezët luajnë pa ndonjë objektiv, pasi u shpallën kampionë javën e kaluar.

9

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"