“U ruajt paqja sociale”, ministri Hauke pas dëbimit të Xhokoviç: Mbrojta sakrificën e australianëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2022 | 17:48

“U ruajt paqja sociale”, ministri Hauke pas dëbimit të Xhokoviç: Mbrojta sakrificën e australianëve

Vendimi i marrë për dëbimin e Novak Xhokoviçn nga Australia, ka tërhequr interesin dhe vëmendjen e mbarë botës. Ministri i Emigracionit, Aleks Hauke, e ka cilësuar sukses këtë vendim.

xhokoviç 1

“Politika jonë e kufizimeve e ka çuar numrin e infektimeve dhe të vdekjeve shumë të ulët, kemi pasur një rikuperim të fortë ekonomik dhe një numër shumë të lartë të vaksinimit në botë. Kjo politikë e mbrojtjes së kufirit ka ruajtur paqen sociale, pavarësisht se pandemia ka zgjatur” u shpreh Hauke.

Gjithashtu ai theksoi se dhe australianët kishin sakrifikuar për të arritur deri këtu dhe se qeveria Morrison është e vendosur të vazhdojë në këtë linjë, pa u prishur nga asgjë ose nga askush.

LEXO EDHE: U dëbua nga Australia, reagon babai i Xhokoviç: Atentat i dështuar me 50 plumba

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"