U rrah pas humbjes, klubi i Superligës shkarkon trajnerin: Mungesë harmonie mes lojtarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2018 | 12:58

U rrah pas humbjes, klubi i Superligës shkarkon trajnerin: Mungesë harmonie mes lojtarëve

Skuadra e Llapit në Superligën e Kosovës, ka njoftuar se ka shkarkuar nga detyra, trajnerin Bylbyl Sokoli. Siç bëhet me dije në komunikatën e klubit, ky shkarkim ka ardhur pas ecurisë së dobët në kampionat në këto tetë javë.

bylbyl sokoli

Kujtojmë që javën e kaluar, trajneri Sokoli u rrah nga tre persona në hyrje të banesës së tij në Prishtinë, pasi u mund nga ekipi i Mirel Josës në kryeqytetin e Kosovës. Më poshtë, njoftimi i klubit të Llapit.

KOMUNIKATË ZYRTARE

KF Llapi nga mbledhja e mbajtur ka analizuar dhe shqyrtuar me vëmendje ecurinë e kampionatit për këto tetë xhiro dhe nga kjo kemi ardhur në përfundim se shkarkimi i Kryetrajnerit, Bylbyl Sokoli ishte i paevitueshëm.

Arsyejet kryesore të shkarkimit të tij ishin rezultatet jo të mira të skuadrës në këto tetë xhiro si dhe mungesa e harmonisë mes lojtarëve dhe kryetrajnerit që dolën të jenë mungesa e rezultateve të deritanishme.

E falenderojmë Kryetrajnerin Bylbyl Sokoli për kohën e kaluar në KF Llapi, ndërsa Drejtori Sportiv, Tahir Batatina është në bisedime me tre trajnerë për të ardhur në stolin e Llapit.

Podujevë, 11 tetor 2018

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"