“U rihap kampionati”, Shpëtim Duro: Presidenti Laska është “maniak”, ju tregoj çfarë më tha Alen Sherri në fund të ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2021 | 23:58

“U rihap kampionati”, Shpëtim Duro: Presidenti Laska është “maniak”, ju tregoj çfarë më tha Alen Sherri në fund të ndeshjes

Trajneri i Laçit, Shpëtim Duro, u shpreh tepër i lumtur pas triumfit 1-2 që skuadra e tij arriti në transfertë ndaj Vllaznisë. Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, tekniku kryeqytetas deklaroi se kampionati tashmë u rihap. Ai gjithashtu foli edhe për raportin me presidentin Laska si dhe për gabimet e portierit Sherri.

Duro

Ndeshja- Pjesa e parë me përjashtim të 10 minutave të para, që na bënë problem, e kapëm situatën. Edhe pjesa e parë ishte në favorin tonë. Në pjesën e dytë dominuam, barazuan aksidentalisht. Skuadra tregoi karakter dhe ktheu rezultatin.

Gara për titullin- Tani mund të them që është rihapur kampionatin. Janë në ndjekje edhe Partizani, Kukësi dhe Tirana. Vllaznia do ta ndjejë më shumë presionin e 4 skuadrave. Unë them tani është rihapur kampionati.

E thashë që Vllaznia ishte 99% kampione, kur ishte 10 pikë para. Nuk e parashikova që do të linte kaq shumë pikë dhe do të gabonte. Tani jemi në një situatë tjetër.

Sulmi- Në sulm kemi 4 lojtarë cilësorë. Është rikthyer Nuabueze që ka qenë një mungesë e madhe. Kisha besim të jashtëzakonshme që do të shënonte. Ishte rrezik konstant për mbrojtjen e Vllanizë. Xhixha luajti shumë mirë, futja e Harmonit ishte në momentin e duhur, ishte i freskët dhe ç’orientoi kundërshtarin. Isha i bindur që do të shënonim përsëri. Dalja me të kuq e Obanorit na i vështirësoi disi situatën.

Ndërhyrja e Shehut- Ishte fillim i lojës, nuk ishte në kufijtë e kartonit të kuq.

Gabimet e Sherrit- Ka qenë shumë mirë këto ndeshje, sot pati një lloj tensionimi, gaboi në lojën me këmbë. Është një pikë e fortë. Fati i tij që skuadra fitoi. Kur fiton gabimet minimizohen.

Zëvendësimet- Për mua pika kryesore ka qenë mbulimi i lojtarit Imeri sepse luan mbrapa 2 sulmuesve. E mbuloi shumë mirë Deliu. Shehu dhe Lushkja kanë luajtur shkëlqyeshëm. Kur ke një pikë të fortë dhe të freskët në sulm si Harmon, zëvendësimi duhet me patjetër.

Reagimi i Sherrit dhe Laska- Aleni ishte i mërzitur, erdhi më tha profesor më fal. Fati që fituam dhe kalon. Ka qenë i tensionuar, sepse luante në Shkodër dhe është presioni. Presidenti erdhi dhe festoi me futbollistët.

Marrëdhënia me presidentin Laska- Shumë mirë. Ka ca probleme të vogla. Presidenti i Laçit është maniak. Merret shumë me gjërat e vogla, me organizimin e çdo gjëje. Është ditë e natë me skuadrën. Por ndonjëherë i kalon limitet. Është shumë i dhënë pas skuadrës, në krahasim me presidentët e tjerë”, u shpreh Duro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"