U rendit i gjashti në botë, Calja ka një mesazh për shqiptarët: Unë do të vazhdoj që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2018 | 19:32

U rendit i gjashti në botë, Calja ka një mesazh për shqiptarët: Unë do të vazhdoj që…

Peshëngritësi shqiptar, Briken Calja u rendit i 6-ti në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes që u mbajt në Turkmenistan. Kampioni në fuqi i Europës nuk ia doli të merrte asnjë medalje në këtë Botëror, gjithsesi ishte një paraqitje e kënaqshme, duke pasur parasysh gjendjen fizike të peshëngritësit si dhe konkurrencën.

45314979_247773569430666_3247936530743820288_n

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Calja tregon se “fitorja” në këtë kampionat është mposhtja e kampionit olimpik dhe thyerja e 5 rekordeve kombëtare. 28-vjeçari premtoi se do të vazhdojë të derdh gjak e djersë për Shqipërinë dhe flamurin kombëtar, me të cilin ai është shumë i lidhur.

bandicam 2018-11-04 17-17-42-335

POSTIMI I BRIKEN CALJAS NË FACEBOOK:

Vendi i 6-të në Kampionatin Botëror! Një paraqitje e kënaqshme dhe rezultat mjaft i mirë duke patur parasysh gjendjen time fizike dhe konkurencën e fortë në peshën deri në 73 kg. Një fitore më vete është mposhtja e kampionit olimpik dhe thyerja e 5 rekordeve kombëtare edhe pse në gjendje jo të mirë fizike. Falenderim i veçantë për doktorin më të mirë Gjeorgjian Gio Tchintcharauli, falë të cilit u riktheva në garë përsëri për shkak të dëmtimit që kisha në kofshë. Gjithashtu faleminderit stafit tim për punën e palodhur, Sokolin & Geraldin. Faleminderit Cufo Fitness Center & Mojo Production, Federatën e Peshëngritjes. Mbi te gjitha një falenderim të madh familjes sime. Do të vazhdoj të derdh gjak e djersë për këtë vend dhe këtë flamur, të nderoj gjithë ata që më kanë përkrahur në këtë rrugëtim. Ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen!

Calja

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"