U “rebelua” kundër Lacios për blerjen e një avioni, klubi mund të marrë hapin ekstrem ndaj lojtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2020 | 17:31

U “rebelua” kundër Lacios për blerjen e një avioni, klubi mund të marrë hapin ekstrem ndaj lojtarit

Mesfushori i Lacios Luis Alberto mund të nxirret në shitje në merkaton e janarit. Media italiane “Il Tempo” shkruan se klubi lacial mund të pranojë ta shesë lojtarin pas polemikave që shkaktoi në media dhe brenda kampit bardhekaltër duke shprehur zemërimin për blerjen e një avioni nga presidenti Lotito, ndërsa lojtarët ende nuk janë paguar.
e24f06747ec7ef9cbfa225978901dff1-34466-95723157c8ebcac4750156d2b21ac04e
Nga ana tjetër, duket se gjoba prej 70 mijë eurosh nuk mjafton për t’i dhënë fund krisjes mes palëve. Ndërkohë, Evertoni dhe Sevilja janë të gatshme ta blejnë 28-vjeçarin në janar.

Megjithatë, deri në janar mbetet për t’u parë se çfarë vendimesh do të marrë Lacio ndaj Albertos.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"