U projektua lëvizja e bujshme, Sebastian Vetel shok skuadre me Luis Hamilton te skuderia e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2023 | 10:05

U projektua lëvizja e bujshme, Sebastian Vetel shok skuadre me Luis Hamilton te skuderia e…

Sebastian Vetel i dha fund karrierës së tij në Formula 1 si pilot, por që i lë vend mundësisë për një rikthim në të ardhmen.

hamilton vetel

Gjithsesi gjermani ka zgjedhur që të tregojë një prapaskenë të bujshme sa i përket kohës kur ai ishte pjesë e Ferrarit.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Vetel u shpreh se kishte një bisedë me ish-bosin e Mercedesit në 2016, Niki Lauda, me këtë të fundit që i kishte ofruar një vend si pilot në skuadrën gjermane për të zëvendësuar të sapo tërhequrin, Niko Rosberg.

“Ndoshta kishte një shans. Por të jem i sinqertë, erdhi gjatë kohës kur unë isha pilot i Ferrarit. Do të ishte një lëvizje vërtet e madhe, pasi Luis ishte piloti numër 1 në atë kohë dhe nuk e di sesa ata do të donin të na kishin të dy ne në një skuadër. Gjithsesi ëndrra ime ishte të isha te Ferrari, por mendoj se te Mercedesi do të ishte një sfidë shumë e madhe dhe mendoj se do ta shijoja jashtë mase shumë”, tha Vetel.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"