U pezulluan me akuzën se kishin toleruar ndeshjen, klubi i Kategorisë së Parë rikthen futbollistët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 29, 2019 | 17:10

U pezulluan me akuzën se kishin toleruar ndeshjen, klubi i Kategorisë së Parë rikthen futbollistët

Klubi i Devolli vetëm para pak ditësh pezulloi katër lojtarët , duke i akuzuar për tolerim ndeshje ndaj Turbinës në Cërrik.DEVOLLII

Mes katër lojtarëve të pëzulluar janë edhe portieri Hektor Mali dhe Paolo Ivani, dy futbollistë të cilët kanë qenë vendimtar në këtë fillim sezoni për skuadrën.

Megjithatë ditën e sotme, nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Devolli ka njoftuar se pikërisht të dy lojtarët të bashkohen me ekipin.

Ekipi i Stavri Nicës do të luajë me Shënkollin këtë javë në Lezhë, dhe tani do të ketë në skuadër dy lojtarë të rëndësishëm siç janë Ivani dhe Mali.

Postimi i klubit:devolli

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"